Aurela i gëzohet suksesit të Jonida Maliqit në "Eurovision"

Aurela i gëzohet suksesit të Jonida Maliqit në “Eurovision”

Përfaqësuesja e Shqipërisë në “Eurovision 2019” Jonida Maliqi mbrëmë ka kaluar në rundin final.

Kënga “Ktheju Tokës” e Jonida Maliqit, arriti që të marrë votat e mjaftueshme për të kaluar në finale.

Këtij suksesi, përveç vetë artistes iu gëzuan të gjithë shqiptarët, duke i përfshirë edhe kolegët e saj njëra prej tyre është këngëtarja e njohur, Aurela Gaçe, e cila në vitin 2011 përfaqësoi Shqipërinë në po të njëjtin festival.

Aurela me potimin e bërë në Instagram ka shfaqur entuziazmin e saj për kualifikimin e Shqipërisë në finale.

“Ooooooo çfarë emocioniiii i bukurrrrrrrr .Dua të di, çfarë kanë për të thënë ata që vetëm kritikojnë perpara se të të thonë, jepi,mos u dorëzo.. Kritikat të rrisin, të bëjnë mirë, por ne ,fatkeqësisht e kemi zakon që ta bëjmë këtë me të gjithë“, ka shkruar Aurela në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

Ooooooo cfare emocioniiii I bukurrrrrrrr 🇦🇱❤@jonidamaliqi 💪💪💪💪💪💪💪 Tani shijo finalen e shkelqe. Urime gjithe grupit @eriona_rushiti @ardiasllani @makeupbysuela Ja pra ,njerez , fituam🇦🇱 #kuqezi #finale #eurovision2019 … Dua te di, cfare Kane per te thene ata qe vetem kritikojne perpara se te te thone,jepi,mos u dorezo.. Kritikat te rrisin, te bejne mire, por ne ,fatkeqesisht e kemi zakon qe ta bejme kete me te gjithe. Sapo shpallet fitues i festivalit te kenges, vetem japim mend, se si duhet te ishte kenga, teksti ,veshja etj. Te gjithe Si specialiste muzike ,japin mendime se keshtu nuk shkohet ne Eurovision, me te qara, me ulerima, depresive, jemi kot, ne jemi humbes , ne skemi asgje etj etj etj. Per keto “kritika ” e kam fjalen. Edhe kjo ndodh cdo vit. Historia perseritet.

A post shared by E pasur jam, se ty të kam (@aurelagaceofficial) on

 Jonida e cila përfaqëson sivjet Shqipërinë në Eurovision në gjysmëfinale ka interpretuar në shqip këngën “Ktheju tokës”. Tema kryesore e këngës është migrimi, dedikim për gjithë shqiptarët që jetojnë nëpër botë.


Finalja e Eurovisionit do të mbahet më 18 maj./21Media