Aurela përkujton Radin me vargjet të këngës së  tij

Aurela përkujton Radin me vargjet të këngës së  tij

Pas ndarjes nga jeta të kantautorit Françesko Radi, këngëtarja Aurela Gaçe ka ngushëlluar familjen për këtë humbje.

” Lamtumire Franko, artisti modern e i guximshem krijoi e guxoi ne nje kohe te zymte .. vuajti e kurre s’u ankua..por u kthye perseri ne skene e na la perseri kenge me stilin qe vetem ai e kishte .
Qofsh i Parajses . Ngushellimet me te sinqerta familjes 🙏
Rrojme te gezuar, me dere te blinduar.
Te huajt punojne , Shqiptaret te rrojne ,
Ky fat na ra ( disa vargje kaq te verteta te nje kenge te tij )”, ka shkruar Aurela në instagram ku ka publikuar edhe një fotografi të Radit, përcjell rtv21.tv

Françesko Radi vdiç sot pasdite në moshën 67 vjeçare. Këngëtari është raportuar të ketë qenë i shtrirë për një kohë në Qendrën Spitalore Universitare “ Nënë Tereza”, në Tiranë për shkak të një hemorragjie cerebrale./21Media

Radi