Australi, pas më shumë se 10-të javësh vihet zjarri në kontroll

Zjarrfikësit nga Uellsi i Ri Jugor në Australi njoftojnë se pas më shumë se dhjetë javësh kanë arritur ta vendosin zjarrin në kontroll

Më 28 tetor në pyjet e Grospers nga goditja e rrufesë kanë filluar zjarret me të cilën u përfshinë më shumë se gjysmë milionë hektsrë tokë në veriperëndim të Sidnejt. Zjarri është përhapur edhe në disa pjesë të parkut nacionale “Pyjet blu”, në perëndim të Sidnejt.

Shuarja e zjarrit ka zgjatur më gjatë pasi nuk ka mundur të ndërpritet shkaku i kushteve të motit, ka njoftuar Shërbimi kundër zjarreve.

Autoritetet në shtetin juglindor australian, Viktoria sot kanë njoftuar për vdekjen e një zjarrfikësi me çka numri i plotë të cilët vdiqën përgjatë kontinentit në sezon gjatë zjarreve është rritur në 27.

Mijëra njerëz kanë mbetur pa shtëpi pasi zjarret përgjatë vendit kanë shkatërruar më shumë se 10.3 milionë hektarë, duke lënë pas vetes tokë të djegur me sipërfaqe të Koresë së Veriut.

Back to top button