Këshillohen banorët të qëndrojnë brenda

Këshillohen banorët të qëndrojnë brenda

Qyteti i Sydneyt u kaplua nga tymi i dendur mëngjesin e së martes. Erërat e forta gjatë natës sollën tym nga zjarret në tokë në qytetin më të madh të Australisë, duke e shtyrë cilësinë e ajrit përtej niveleve “të rrezikshme”.

Në rrjete sociale, banorët i përshkruan mjegullën dhe erën e keqe të tymit në shtëpitë e tyre, transmeton rtv21.tv

Rreth pesë milionë njerëz jetojnë në Sydney – kryeqytetin e rajonit New South Wales, që është përfshirë nga zjarret tash e sa javë.

Banorët e Sydneyt u paralajmëruan për rreziqet nga zjarri të martën, meqë temperaturat arritën deri në 37 gradë celsius në perëndim të qytetit.

Një pjesë e qytetit regjistroi nivelet e ndotjes së ajrit tetë herë më të larta se sa standardi kombëtar.

Zyrtarët e shëndetit i këshilluan njerëzit të qëndrojnë brenda dhe të shmangin aktivitetet fizike. Po ashtu, ata shpërndanë udhëzues të ndihmës së parë se si të ndihmojnë personat që vuajnë nga astma dhe të tjerët me probleme të frymëmarrjes./21Media