Austria ndalon zgjedhjet e parakohshme?

Iniciativa e Kryetares së Gjykatës së Austrisë për revizion

Kryetarja e Gjykatës së Austrisë për revidim, Margit Kraker, ka kërkuar ndalimin me ligj të shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Në një intervistë për mediat austriake, Kraker tha se mandatet e qeverive dhe të deputetëve në nivelin federativ në të ardhmen duhet të fiksohen me ligj në katër vjet, shkruan rtv21.tv

Sipas fjalëve të saj, vetëm Presidenti i Austrisë në situata të jashtëzakonshme duhet të ketë mundësinë që të shpërbëj Parlamentin.

Kraker tha se sistemi politik në Austri është i bllokuar, për shkak të spekulimeve të vazhdueshme për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.

Ajo më tutje nënvizoi se nevojiten reforma gjithëpërfshirëse, duke qartësuar se është me rëndësi që vendi të kthej mandatin katërvjeçar, i cili nuk guxon të ndërpritet para skadimit, pasi që deputetët zgjidhën për një mandat të caktuar, me detyrë që ti shërbejnë vendit.

Kraker shpjegoi se propozimi i saj ka të bëjë vetëm me zgjedhjet në nivel federativ, ngase kërcënimet e vazhdueshme me shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme nuk janë aq të shpeshta në nivelin e Krahinave./21Media

 

Back to top button