Në kuadër të masave kundër terrorizmit

Në kuadër të masave kundër terrorizmit

Punimet përreth selisë së kancelarit të Austrisë në Vjenë kanë nxitur reagime të shumta të qytetarëve, pasi që aty po ngritët një mur.

Po, në Vjenë është duke u ngritur muri, konfirmoi ministria e Brendshme e Austrisë.

Muri do të ketë një lartësi prej 80 centimetra dhe gjerësi prej një metër dhe do të përgjatë sheshit historik, Ballhausplac, shkruan rtv21.tv

Muri i betonit pritet që nga vjeshta të mbrojë nga sulmet e mundshme terroriste selitë e Qeverisë dhe të Presidentit të Austrisë. Një zëdhënës i ministrisë së Brendshme deklaroi se muri është një masë e sigurisë, për të mbrojtur lagjen qeveritare.

Deri me tani, teorikisht të gjitha kanë mundur t’i afrohen me automjete ndërtesave të qeverisë, ndërsa muri do të pamundësoi automjetet që t’i afrohen objekteve, në të cilat takohet qeveria dhe rezidencës së Presidentit.

Të gjitha këto masa po merren para se Austria të merr përsipër kryesimin e radhës së Bashkimit Evropian, në pjesën e dytë të vitit të ardhshëm, por edhe për shkak të shfrytëzimit gjithnjë e më të shpeshtë të automjeteve për të ndërmarrë sulme terroriste./21Media