Televizioni australian dokumentar për Kosovën

Televizioni australian dokumentar për Kosovën

Emri i Kosovës përmes futbollit ka bërë jehonë të madhe në shumë vende të botës. Kjo gjë është dëshmuar edhe së fundmi në Austri ku televizioni kabllor Australian Sport Optus, në llograinë e tyre zyrtare në Twitter ka publikuar një klip të xhiruar për futbollin e Kosovës.

Në këtë video protagonist është kapiteni i “dardanëve”, Samir Ujkani.

“Kombi i vogël, i çmendur pas futbollit, që e kapi vëmendjen e të gjithëve në Ligën e Kombeve të UEFA-s. Çfarë vjen tani, kualifikimi në #EURO2020?”, shkruan në llogarinë zyrtare në Twitter, Optus Sport.

Gjatë videos shfaqen disa prej momenteve më të mira të përfaqësueses sonë, si triumfi ndaj Azerbajxhanit, e cila na siguroi një vend në “play-off” për kualifikimet në Euro 2020.

Pjesë e saj janë edhe disa prej tifozëve të kaltërverdhëve, të cilët kanë shpresa të mëdha te lojtarët se do të kualifikohen në kampionatin evropian.

Mbrëmë në stadiumin e Prishtinës, “Fadil Vokrri” është zhvilluar ndeshja miqësore në mes të Kosovës dhe Danimarkës, e cila ka përfunduar me rezultat të barabartë, 2 me 2. Kurse, Kosova gjatë ditës së hënë do të fillojë kampanjën për kualifikimet e evropianit kundër Bullgarisë. /21Media