Sipas Sharman, alienët mund të kenë përbërje tjetër kimike nga ajo e njerëzve

Sipas Sharman, alienët mund të kenë përbërje tjetër kimike nga ajo e njerëzve

Austronautja e parë femër që udhëtoi në hapësirë, Helen Sharman, “hodhi bombën” duke deklaruar se alienët egzistojnë.

Gjatë një interviste për revistën Observer ajo u shpreh se hapësira është e përbërë nga miliarda yje dhe domosdoshmërisht ka gjallesa të tjera përveç njerëzve.

Ajo beson se alienët mund të kenë përbërje tjetër kimike nga ajo e njerëzve dhe se ata mund të jetojnë rreth nesh, por ne nuk mund t’i shohim.

56 vjeçarja Sharman me profesion kimiste ka marrë pjesë misionin hapësinor Mir në maj të vitit 1991.

Në shtatorin e vitit të kaluar, u publikuan 3 video ku shfaqeshin disa objekte të çuditshme që u pagëzuan si UFO.

Videot e publikuara nga Akademia e Arteve dhe Shkencave, “The Stars” u konsideruan origjinale nga Marina e SHBA-së./oranews