Mësohet se të gjithë pasagjerët i përkisnin të njëjtës familje

Mësohet se të gjithë pasagjerët i përkisnin të njëjtës familje

Të paktën 24 persona humbën jetën pasi një autobus pasagjerësh ra në një lumë në provincën Khyber Pakhtunkhëa të Pakistanit.

Sipas raportimeve, autobusi, që mbante 35 pasagjerë përfshirë gra dhe fëmijë, u zhyt në një lumë në rrethin e Kohistanit.

Autoritetet thanë se të gjithë udhëtarët në autobus ishin pjesë e një familjeje të gjerë, të cilët ishin duke u kthyer nga një dasmë, transmeton rtv21.tv.

Aksidentet e rënda në trafik janë të shpeshta në Pakistan, kryesisht për shkak të mosrespektimit të rregullave dhe standardeve të sigurisë në rrugët e rrezikshme të rajoneve malore në pjesën veriore të shtetit./21Media