Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm

Një vajzë e mitur 11 vjeçe është aksidentuar nga një autobus. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm (6 nëntor) në fshatin Drizë të  Gramshit.

“Shtetasi 42-vjeçar, duke drejtuar mjetin autobus me targa AA 969 RZ, ka aksidentuar shtetasen e mitur, 11 vjeçe, banuese në fshatin Cerunjë, Gramsh. E aksidentuara u transportua menjëherë në Spitalin e Gramshit, dhe ndodhet në  gjendje të rëndë shëndetësore”, sqaron policia.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Gramsh për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./oranews