Barcelona u mposht nga Liverpooli

Barcelona u mposht nga Liverpooli

Autobusi i ekipit të Barcelonës nuk e priti Lionel Messin, por u largua nga stadiumi i Anfield pa argjentinasin pas disfatës së madhe në Champions League nga Liverpool.

Messi përjetoi një natë të tmerrshme pasi Liverpool mbrëmë nxori jashtë Champions League, Barcën me rezultatin 4-0.

Barcelona dukej se kishte avantazh pasi fitoi ndeshjen e parë 3-0 në Camp Nou javën e kaluar.

Dhe humbja e së martës ishte një disfatë e madhe për yllin e futbollit. Mediat raportojnë se autobusi i ekipit të Barcelonës u drejtua drejt aeroportit, ndërsa Messi ishte ende në Anfield.

Futbollisti u mbajt në stadium për të bërë testet anti-doping dhe pjesa tjetër e ekipit nuk ishte në humor për ta pritur.

Megjithatë, argjentinasi arriti t’i zinte shokët e skuadrës në aeroport dhe u nis drejt Spanjës, raporton oranews.

Kujtojmë që Liverpooli e pret finalistin e dytë në takimin që zhvillohet sonte mes Ajaxit dhe Tottenahmit.