Autobusi përplaset me automjetin në Rrugën e Kombit, një i vdekur

Autobusi po transportonte turistë nga Tirana në Brezovicë

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e sotëm në Rrugën e Kombit.

Raportohet se një autobus është përplasur me një automjet në segmentin Milot-Rreshen.

Si pasojë e aksidentit humbi jetën drejtuesi i mjetit.

Nuk dihet ende identiteti i viktimës dhe rrethanat e ngjarjes.

Autobusi raportohet se po transportonte turistë nga Tirana në Brezovicë./oranews

Back to top button