Autobusi përplaset me furgonin dhe dy vetura të tjera

Dy persona mbetën të lënduar

Një aksident trafiku ndërmjet një autobusi, një furgoni dhe dy veturave ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë- Podujevë përkatësisht në fshatin Vranidoll.

Rastin e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 16:00, në rrugën Prishtinë- Podujevë, përkatësisht në fshatin Vranidoll, ka ndodhur një aksident trafiku mes katër automjeteve,( një autobus, një fugon dhe dy vetura)”, ka konfirmuar Ahmeti.

Si pasojë e këtij aksidenti zëdhënësja e policisë tha se deri më tani kanë kërkuar ndihmë mjekësore dy persona. “Sipas informatave që kemi lëndimet janë të lehta”, shtoi Ahmeti.

Me rastin po merret njësiti i trafikut./21Media

Back to top button