4 të tjerë mbetën të lënduar

4 të tjerë mbetën të lënduar

Tridhjetë e pesë persona humbën jetën dhe katër të tjerë u lënduan kur një autobus u përplas me një kamion në qytetin e shenjtë mysliman të Medinës në Arabinë Saudite.

Aksidenti ndodhi të mërkurën rreth orës 07:00, afër fshatit Al-Akhal, kur autobusi privat që mbante 39 pasagjerë u përplas me një tjetër mjet, transmeton rtv21.tv.

Të lënduarit janë dërguar në spital dhe autoritetet kanë filluar një hetim për ndriçimin e rastit.

Viktimat ishin me kombësi aziatike dhe arabe.

Arabinë Saudite brenda vitit e vizitojnë miliona pelegrinë./21Media