Në autobus ishin 31 pasagjerë

Në autobus ishin 31 pasagjerë

Të paktën 17 persona të kombësive të ndryshme kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë lënduar pasi një autobus u përplas në një shenjë rrugore në Dubai.

Policia konfirmoi se automjeti i regjistruar nga Omani mbante 31 pasagjerë kur aksidenti ndodhi në rrugën “Sheikh Mohammed bin Zayed”.

Zyrtarët indianë thanë se tetë qytetarë indianë ishin në mesin e të vdekurve, transmeton rtv21.tv.

Shoferi, i cili është në moshën 50 vjeç, po merr trajtim për lëndime të lehta dhe policia po zhvillon një hetim ndaj tij.

Në llogarinë e tyre zyrtare në Twitter, policia e Dubait u shprehu ngushëllime familjeve të viktimave. “Ndonjëherë një gabim i vogël ose neglizhencë gjatë ngasjes së automjetit çon në pasoja të tmerrshme” tha shefi i policisë, Abdullah Khalifa Al-Marri./21Media