Autobusi u përfshi në flakë, 13 të vdekur

Viktimat janë kryesisht gra dhe fëmijë

Trembëdhjetë persona vdiqën kur një autobus pasagjerësh u përplas me një kamion dhe u përfshi në flakë.

Ngjarja ndodhi në provincën Baluçistan të Pakistanit, pranë qytetit Kan Mehtarzai. Sipas autoriteteve, autobusi u përplas me një kamion të ngarkuar me naftë.

Si pasojë e zjarrit, pasagjerët u dogjën dhe shumë prej trupave janë vështirë të identifikueshëm.

Muhammad Hashim, zyrtar i policisë tha se viktimat janë kryesisht gra dhe fëmijë.

Vetëm një pasagjer ka arritur të mbijetojë, duke u hedhur jashtë autobusit, menjëherë pas përplasjes, njoftoi policia./oranews

Back to top button