Sulmuesi në paraburgim deri më 5 prill

Sulmuesi në paraburgim deri më 5 prill

I akuzuari kryesor në sulmet në dy xhami në Christchurch, Brenton Tarrant, është shfaqur përpara gjykatës mëngjesin e së shtunës sipas kohës lokale në Zelandën e Re.

Me veshjen e bardhë të të burgosurve dhe me pranga në duar, 28-vjeçari është akuzuar vetëm për vrasje, por pritet që mbi të të rëndojnë edhe të tjera akuza.

Ai do të mbetet në paraburgim deri më 5 prill kur është caktuar seanca e ardhshme.

Edhe dy të tjerë janë në paraburgim, ndërsa asnjë prej tyre nuk kishte precedentë penal.

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacnda Ardern, tha se Tarrant kishte pesë armë dhe zotëronte licencë për mbajtje armësh, duke paralajmëruar se do të ketë ndryshime në ligjet për armëmbajtje.

Nga sulmi i djeshëm në Zelandë të Re mbetën të vdekur 49 persona derisa 20 të plagosur në dy sulme terroriste në dy xhami të Zelandës së Re, gjatë faljes së xhumasë.

Sulmi terrorist ka ndodhur në qytetin Christchurch. Në Zelandë të Re, vetëm një pjesë e vogël e popullsisë i takon fesë islame. Në total janë rreth 50 mijë myslimanë, disa nga ta emigruan nga vendet si Pakistani ose Bangladeshi. Pjesa më e madhe i takon kristianizmit. /21Media