Poezia saj e radhës “Nuk tutna ma”

Poezia saj e radhës “Nuk tutna ma”

Adelina Tërshani, autorja dhe interpretuesja e poezisë së famshme “Logjike Patriarkati”, sjelle poezinë e saj “Nuk tutna ma” premierë në festivalin më të madh feminist në ballkan “FemArt”.

Slam poezia e radhes nga Adelina do të prezantohet para publikut të “FemArt” në diten e 4-të të këtij festivali, më 28 Maj në ora 21:30 në teatrin “Oda” në Prishtinë.

“Nuk tutna ma” paraqet sfidat e përditshmëris së grave të vendosura nga pjesa e shoqëris e cila ushqen e promovon mendësin patriarkale, shkruan rtv21.tv.

“Poezia dënon ngacmimin seksual, dhunimin, virgjërin si përcaktues i moralit të grave, lirinë e kufizuar të vajzave dhe grave dhe kritikon,përulë e përqeshë gjithë ata që vazhdojnë t’i japin jetë gjithë këtyre moralizmave shoqërorë” deklaroi Adelina për poezinë.

Sipas saj poezia do të arrijë të ndikoj tek publiku i gjerë për shkak të vërtetësisë së asaj që thuhet në të.
“Njerëzit do ta gjejnë vetën në këtë poezi, qoftë ata për të cilët do të jetë zë për ta mbrojtur veten, qoftë ata që do të ofendohen prej saj,duke e gjetur veten tek përqeshja e përulja shoqërore” shtoi ajo.

Adelina njihet për frymën feministe në shkrimet e saj. Ajo së fundi ka dalë para publikut me poezinë “Logjikë Patriarkati” të cilën e interpretoi në marshin “Marshojmë S’festojmë” i organizuar me rastin e ditës së gruas. Poezi kjo e cila u mirëprit shumë mirë nga publiku i gjerë dhe u shpërnda më shumë se 2 mijë e 600 herë vetëm në faqen e “Kosova Women’s Network” e që vazhdon të komentohet edhe sot./21Media