Autostrada “Arbën Xhaferi” – edhe një hap më afër Evropës

Thaçi: Kjo është Kosova e re, moderne dhe evropiane.-Veseli: Po lidhim ura të miqësisë.-Haradinaj: Autostrada na afron me fqinjët dhe na bashkon me Evropën

Është lëshuar për qarkullim autostrada, “Arbën Xhaferi” që lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut. Udhëheqësit e Kosovës dhe të Maqedonisë autostradën e cilësuan rrugë që do të shërbej si një urë bashkëpunimi mes shteteve fqinje, përmes të cilës do të përfitoje i gjithë rajoni i Ballkanit. Autostrada ka gjatësinë prej 65.5 kilometra  dhe konsiderohet më e gjata në rajon  e cila i ka kushtuar buxhetit të shtetit rreth 706 milionë euro./21Media

 

 

Back to top button