Policia kerkon mirëkuptim nga qytetarët

Policia kerkon mirëkuptim nga qytetarët

Më 26, 27 dhe 28 korrik do të ketë bllokim të përkohshëm të autostradave, kjo për arsyen se do të mbahet gara ndërkombëtare e çiklizmit “Tour de Kosova”.

Federata e Çiklizmit të Kosovës, pasi ka siguruar leje nga organet kompetente në vend, do të ketë bllokim të përkohshëm të autostradave.

Me këtë rast Policia ka këkruar mirëkuptim nga qytetaret që do të përdorin autostradat në atë kohë.

E veçanta e këtij edicioni është se për herë të parë garuesve që marrin pjesë në këtë garë u llogariten pikët në Federatën Ndërkombëtare të Çiklizmit. Në këtë garë do të marin pjesë 12 ekipe me nga 7 çiklistë. /21Media