Takohen dy artistet shqiptare

Takohen dy artistet shqiptare

Dy këngëtaret e njohur shqiptare me famë botërore, Ava Max dhe Bebe Rexha janë takuar në koncertin e “Jonas Brothers”, ku edhe ishin të ftuara për të performuar.

Takimin dy artistet shqiptare vendosën ta manifestojnë duke bërë shqiponjën dykrerëshe, përcjell rtv21.tv

Këtë e kanë bërë të ditur vetë Ava dhe Bebe, të cilat kanë publikuar dy imazhe në rrjetin social, Instagram ku numërojnë miliona ndjekës.

Javën e kaluar, Ava Max ishte takuar edhe me Rita Orën, një këngëtare tjetër shqiptare që gëzon famën botërore.

Kujtojmë që në fillim të këtij viti, Bebe Rexha ju kishte bërë thirrje publike: Avas, Duas e Ritës, për një bashkëpunim. Të gjitha këngëtaret iu janë përgjigjur pozitivisht kësaj ftese dhe mbetet të shihet se kur do të fillojnë të punojnë artistes shqiptare për këtë projekt./21Media