Emri i Kosovës po dëgjohet kudo në botë

Emri i Kosovës po dëgjohet kudo në botë

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Ava Max është duke arritur sukses të mëdha në botë, “Sweet but Psycho”, është projekti me të cilin korri suksese të mëdha. Kjo këngë  e publikuar në muajin gusht deri më tani numëron mbi 259 klikime.

Si shumë artsitë kosovar që u bënë të famshëm në botë, duke mos e fshehur asnjëherë prejardhjen e tyre ashtu po vepron edhe 26-vjeçarja, e cila asnjë herë nuk e mohon origjinqn e saj shqiptare, madje nuk ka hezituar që në disa emisione të flasë edhe shqip.

Së fundmi, Ava ishte e  e ftuar në “Capital Breakfast”, ku dhe ka folur disa fjalë në gjuhën shqipe.

“Ju po dëgjoni Capital Breakfas”, ka thënë Ava Max gjatë intervistës, teksa mundohej t’i mësonte moderatorit Roman Kemp se si të fliste në shqip.

“So Am I” është projekti i fundit muzikor i artistes që është publikuar më 7 mars dhe që deri më tani numëron mbi 18 milionë klikime në kanalin Youtube. /21Media