Ava mbrëmë shkëlqeu në të zezë

Ava mbrëmë shkëlqeu në të zezë

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Ava Max mbrëmë ka përformuar për herë të parë në emisionin shumë të shikuar amerikan, “The Ellen Show”.

Në këtë emision 26 vjeçarja ka performuar hitin e saj “Sweet But Psycho”.

Ava në performancen e saj kishte të veshur një kostum të zi, e cila përsëri befasoi me stilin e flokëve në njërën pjesë të gjata e tjetrën të shkurtëra.

“Sweet but psycho”, është publikuar në muajin gusht të vitit të kaluar dhe deri tani në kanalin Yotube numëron mbi 257 milionë klikime. Me këtë këngë Ava arriti suksese të mëdha në arenën ndërkombëtare.

“So Am I” është projekti i fundit muzikor i artistes që është publikuar më 7 mars dhe që deri më tani numëron mbi 18 milionë klikime në kanalin Youtube. /21Media