Ava Max atraktive përkrah këngëtarit të njohur

Ava Max atraktive përkrah këngëtarit të njohur

Ava Max dhe AJ Mitchell kanë publikuar këngën e re “Slow Dance”.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka surprizuar adhuruesit me këtë projekt të ri muzikor. Një projekt i kompletuar edhe nga ana vizuale, teksa ajo shfaqet në disa skena atraktive me këngëtarin e njohur amerikan.

Deri më tani, një orë pas publikimit, videoklipi i “Slow Dance” ka arritur të klikohet mbi 17 mijë herë në kanalin YouTube.

Ndryshe, gjatë këtij viti Ava ka publikuar dy projekte tjera muzikore, “Sweet but Psycho” dhe “So am I”, të cilat numërojnë miliona klikime në platformat e mëdha të muzikës si Spotify dhe YouTube./21Media