Publikohet videoklipi i këngës "Torn"

Publikohet videoklipi i këngës “Torn”

Këngëtarja e njohur shqiptare që jeton në SHBA, Ava Max, sot publikoi klipin e këngës “Torn”. Në klipin e këngës ajo shfaqet mjaft tërheqëse, duket si një super heroinë.

Duke folur për dukjen e saj si super heroinë në klip, Ava Max tha se me këtë veshje ajo përfaqëson një grua të fuqishme, që është e gatshme të luftojë demonët e brendshëm.

“Kjo veshje përfaqëson anën time të brendshme të jem kush jam në të vërtetë dhe të kem kurajo të luftojë demonët e brendshëm. Të tejkaloj çdo gjë. Më dëshmon se gjithçka është e mundur.. se mund të jeni kushdo që ju doni. Ne të gjithë kemi superfuqi brenda vetes. Secili nga ju jeni unik dhe i veçantë. Mos e lejoni dikë që t’ju thotë se jeni ndryshe. Nuk ishte e lehtë për mua, ishte e vështirë dhe vazhdon të jetë. Por, gjërat e mira nuk vijnë lehtësisht. Mbajeni mend këtë”, shkroi ajo krahas fotografive.

Këtë këngë bukuroshja shqiptare e ka publikuar para një jave vetëm në versionin audio. E sot i bashkangjiti edhe një klip të bukur./21Media