Programi i LDK-së për Shëndetësinë

Programi i LDK-së për Shëndetësinë

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Haxhi Avdyli, në emisionin “Debat Përnime”, shpalosi planet që kanë për shëndetësinë.

“Në qendër të programit të LDK-së ne kemi vendos familjen, kur themi familjen këtu është qytetari dhe pacienti. Si njëri ndër prioritet do të jetë mirëqenia shëndetësore e familjes dhe qytetarit. Për këtë arsye kryeministrja e ardhshme Vjosa Osmani ka paraparë një injeksion financiar shtesë që do t’i kthehet sistemit shëndetësor. Ky do të ndikoj në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore duke përmirësuar si cilësinë, si furnizimin dhe kursimi i qytetarit nga barra financiare që lidhet me kujdesin shëndetësor”, ka thënë Avdyli ndër të tjera.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë do të mbahen më 6 tetor./21Media