Avioni del nga pista dhe ndahet në tre pjesë në Stamboll

Pas një aterimi të vështirë

Një aeroplan pasagjerësh ka rrëshqitur nga pista në aeroportin e Stambollit, duke u ndarë në tre pjesë.

Avioni po transportonte 177 pasagjerë dhe 6 pjestarë të stafit kur u aksidentua në aeroportin Sabiha Gokcen.

Asnjë person nuk humbi jetën në këtë incident, ka bërë të ditur ministri i transportit Cahit Turhan.

Avioni i linjës Pegasus po ateronte në shi të rëndë gjatë flturimit nga provinca e Izmirit./21Media

Back to top button