Avni Arifi jashtë listës së deputetëve të AAK-së

Ai ka thënë se do të merr përgjegjësi tjera

Anëtari i Kryesisë dhe kryetari i Degës së AAK-së në Prishtinë, Avni Arifi përmes një statusi në Facebook, ka njoftuar se nuk do të jetë kandidat në listën zgjedhore të AAK-së për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 11 qershor.

“Ndonëse e kam shpallur kandidaturën për deputet sot në konsulltim me kryetarin Haradinaj dhe kolegët tjerë nga partia vendosëm që të tërhiqem nga gara dhe të marrë përgjegjësi tjera”, ka shkruar Arifi.

Ai ka falënderuar të gjithë ata që e kishin përkrahur dhe gjithashtu Arifi  ka ftuar  që të përkrahen kandidatët e AAK për deputet të  Kosovës./21Media

Back to top button