Në “Click po diskutohet për takimin e sontëm Thaçi- Vuçiq”

Në “Click po diskutohet për takimin e sontëm Thaçi- Vuçiq”

Sot ka përfunduar takimi i radhës në mes të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe atij të Serbisë Aleksandar Vuçiq por ma ndonjë përafrim të qëndrimeve të të dyja palëve. Lidhur më këtë u diskutua sot në emisionin “Click” në RTV 21.

Takimi Thaçi- Vuçiq u ndërmjetësua nga Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme të BE, Federica Mogherini.

Sipas Profesorit universitar dhe njohësit të çështjeve të integrimeve evropiane, Avni Mazeku, Mogherini në këto takime nuk ka rol në vendimet e BE-së në raport me marrëveshjen Kosovë- Serbisë.

“E vërteta është se ajo ka zero rol në procesin e vendimmarrjes në Bashkimin Evropain. Rrjedhimisht zonja Mogherini nuk është faktori që garanton edhe në qoftë se arrihet diçka në Bruksel se do a imponojë qëndrimin e BE-së në raport me atë arritje eventuale, sepse kompetencat e shteteve anëtarë të Bashkimit Evropian në fushën e politikës së jashtme dhe sigurisë mbesin ekskluzive të shteteve anëtare.”, tha ai.

Mazreku tutje shtoi se Mogherini është në fazën finale të mandatit të saj. Sipas tij nuk duhet dhënë shumë komplimente rolit të saj.

Ndryshe sot në diskutimet e saj me dy presidentët Federica Mogerini theksoi nevojën që Kosova dhe Serbia të sigurojnë një mjedis të favorshëm për dialogun dhe të përmbahen nga fjalët, veprimet dhe masat që janë në kundërshtim me frymën e normalizimit./21Media