Sot u mbajt seanca lidhur me masën e sigurisë  për 6 gra

Sot u mbajt seanca lidhur me masën e sigurisë  për 6 gra

Tre avokate të caktuara për mbrojtjen për tri nga gratë e kthyera nga Siria kanë marrë sot pjesë në seancën dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë për to.

Arbnora Zeqiri, Rita Matoshi dhe Kimete Krasniqi janë deklaruar kundër masës së arrestit shtëpiak të propozuar nga Prokuroria Speciale.

Ne e kemi kundërshtuar këtë masë, duke marrë parasysh edhe rrethanat, shumica prej tyre janë nëna kanë fëmijë, shumicës ju kanë vdekur burrat dhe fëmijët kanë nevojë qe të kujdesen për ta”, tha Zeqiri.

Sot u mbajt seanca lidhur me masën e sigurisë  për 6 gra.

Dje, gjykata mori vendim për caktimin e masës së sigurisë për 10 gra të tjera që u kthyen nga Siria.

Të pandehurave: V.B., F.D., F.L., N.H., A.Z., V.K., H.K., L.L., S.S. dhe M.A.  iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 1 muaj për secilën veç e veç, duke filluar nga data 23.04.2019 deri më 23.05.2019.

Sipas njoftimit të Gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurat që nga viti 2014 e deri me datë 20.04.2019, kanë qenë në zonën e konfliktit Siri-Irak, raporton kallxo.com

20 prill 110 shtetas të Kosovës, shumica gra dhe fëmijë, u kthyen nga Siria. Katër u arrestuan me t’u kthyer në Kosovë. Dyshohet se ishin pjesëtarë të ISIS-it. Kthimi i kosovarëve nga Siria u bë në bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.