Avokatët në bojkot të përgjithshëm

Për shkak të Urdhëresës dhe Rekomandimit të KGJK- së

Oda e Avokatëve të Kosovës njofton se nga nesër do të hyjnë në bojkot të përgjithshëm për të gjitha Gjykatat, Prokuroritë dhe Policinë në tërë territorin e Kosovës.

Sipas OAK ky bojkot po ndodh për shkak të një urdhërese të Gjykatës Themelore në Prizren dhe rekomandimit të KGJK-së lidhur me ndalimin e avokatëve në objektet e Gjykatave.

“Këshilli Drejtues i OAK më datë 05.01.2019 në mënyrë unanime ka vlerësuar që Urdhëresa e Gjykatës Themelore në Prizren e datës 08.08.2018 dhe rekomandimi i KGJK-së i datës 27.12.2018 paraqesin shkelje themelore të parimit të qasjes në drejtësi dhe si të tilla janë të papranueshme.”, sqaron OAK duke bërë të ditur se fillimisht është kërkuar që kjo urdhëresë dhe ky rekomandim të hiqen më së largu deri sot, andaj sipas OAK pasi që një gjë e tillë nuk është bërë ata kanë marrë vendim për bojkot./21Media

Back to top button