“Avokati i Popullit, institucioni më i besueshëm në vend”

Jashari tha se këtë vit ka pasur rritje të numrit të personave që kanë parashtruar ankesa, ku sipas tij, numri i tyre është rreth 5200

Gjatë këtij viti në institucionin e Avokatit të Popullit janë paraqitur ankesa të shumta, që si shkak kanë pasur të drejtat ekonomike shëndetësore dhe sociale.

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari tha se institucioni të cilin ai e udhëheqë është radhitur si institucioni më i besueshëm në Kosovë.

Jashari vlerësoi se këtë vit Avokati i Popullit ka pasur zhvillime pozitive, ku njëri ndër ta sipas tij është interesimi i institucioneve të tjera që të zbatojnë rekomandimet e dala nga Avokati i Popullit.

Jashari tha se këtë vit ka pasur rritje të numrit të personave që kanë parashtruar ankesa, ku sipas tij, numri i tyre është rreth 5200.

Rastet e zgjedhura sipas Jasharit,  po ashtu kanë shënuar rritje për 32%, ndërsa tha se 28% kanë shënuar rritje edhe zbatimi i rekomandimeve të Avokatit të Popullit.

Zëdhënësja e Avokatit të Popullit, Edona Hajrullahu tha se në bazë të ankesave të paraqitura 98% janë shqiptarë, ku në numër më të madh janë meshkuj.

“26 për qind u janë drejtuar gjykatave, 15 komunave, 7 policisë. 40 ankesa pra u janë drejtuar ekzekutivit”, tha ajo.

Hajrullahu theksoi se gjatë këtij viti, kanë lansuar edhe videospote vetëdijesuake rreth respektimit të të drejtave të njeriut.

Back to top button