Të sigurohet përfaqësim prej pesëdhjetë përqind për secilën gjini

Të sigurohet përfaqësim prej pesëdhjetë përqind për secilën gjini

Avokati i Popullit, u ka bërë thirrje partive politike që në listat e kandidatëve të cilat i dorëzohen Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), të ofrohen mundësi të barabarta për burrat dhe për gratë dhe në këtë mënyrë të respektohet Ligji nr. 05/L-020 për Barazi Gjinore.

Sipas një njoftimi për media, Avokati i Popullit përkujton subjektet politike se Neni 14 i këtij ligji Ku thotë “Partitë politike me aktet e tyre obligohen të zbatojnë masat për promovimin e pjesëmarrjes së barabartë të meshkujve dhe femrave në organet dhe trupat e partive, në pajtim me dispozitat e nenit 6 të këtij ligji.”

Po ashtu, Ligji nr. 05/L-020 për Barazi Gjinore, e saktëson qartë se “Përfaqësimi i barabartë gjinor.
“Për të hequr hezitimet eventuale juridike dhe për të siguruar barazinë mes burrave dhe grave dhe zbatueshmërinë e këtij standardi të të drejtave të njeriut, Ligji nr. 05/L-020 për Barazi Gjinore, i cili ka hyrë në fuqi në verën e vitit 2015, saktëson shprehimisht se “Çdo dispozitë, e cila është në kundërshtim me parimin e trajtimit të barabartë sipas këtij ligji shfuqizohet.” (Neni 5, paragrafi 2, )”, thuhet në njoftim.

Sipas kësaj kumtese, Avokati i Popullit e konsideron veprim të domosodshëm dhënien e mundësive të barabarta dhe pa diskriminim mbi çfarëdo baze, në listat e kandidatëve dhe në procesin zgjedhor si tërësi.

“Së këndejmi, Avokati i Popullit pret nga subjektet politike që marrin pjesë në këtë proces zgjedhor, ashtu siç edhe nga KQZ, që të respektojnë parimin e barazisë ku sigurohet përfaqësim prej pesëdhjetë përqind për secilën gjini, duke siguruar kështu respektimin e Ligjit nr. 05/L-020 për Barazi Gjinore dhe pajtueshmërinë me frymën të cilën e përcjell Kushtetuta e Republikës së Kosovës”, thuhët më tej në komunikatë./21Media

http://rtv21.tv/avokati-i-popullit-kerkon-barazi-gjinore/
Facebook Comment