Avokati Musa thotë se vendimi i Speciales ka shkelje esenciale

Dhomat e Specializuara i shpallën fajtorë sot Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn për pengim të administrimit të drejtësisë, duke i dënuar me nga katër vjet e gjysmë burgim dhe me një gjobë prej 100 euro.
Avokati Skender Musa, e konsideron të padrejtë vendimin, për të cilin thotë se ka shkelje esenciale dhe shkelje të ligjit penal.
“Vendim konsideroj që është i padrejtë dhe ka shkelje esenciale, shkelje të ligjit penal dhe nuk është vërtetuar gjendja objektive, por edhe sanksionit penal është i lartë. Konsideroj se nuk ka pasur elemente të veprës penale të pengimit të drejtësisë dhe nuk ka asnjë rast të frikësimit të dëshmitarëve”, tha Musa për rtv21.tv
Drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u shpallën të pafajshëm për akuzën e hakmarrjes.
Gucati dhe Haradinaj u akuzuan nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje si dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.
Vendimi i fajësisë mund të apelohet brenda 30 ditësh te paneli i Gjykatës së Apelit në Hagë, që funksionon sipas ligjeve të Kosovës./21Media

Back to top button