Synon t'i japë fund stigmës

Synon t’i japë fund stigmës

Një avokate mbrojtëse penale foli rreth jetës së saj, punës së saj me gjysmë orari si prostitutë. Ajo zbuloi se brenda tri jave arriti 55 mijë dollarë.

Katherine Sears, nënë e një fëmije nga Des Moines, Iowa, filloi punën si prostitutë para tri vitesh, kur ishte 27-vjeçare. Me aprovimin e bashkëshortit të saj, John Sears, ajo kalon tri javë në një shtëpi publike në Nevada, ku prostitucioni është legal, shkruan Daily Mail, transmeton rtv21.tv

“Më pëlqen seksi. Argëtohem dhe paguhem”, tha ajo, e cila shpreson se do të ndihmojë që të dekriminalizohet prostitucioni duke e shpërndarë storien e saj.

“Mendoj se kur flasim për të, shancat janë më të mëdha që të arrihet dekriminalizimi që po e kërkojmë. Nuk do të kemi ndryshim ligji nëse jemi pasiv rreth kësaj”, shtoi ajo.

Katherine nuk është e sigurt për shumën që ka fituar nga prostitucioni përgjatë viteve, por ajo tha se puna e saj me gjysmë orari është fitimprurëse.

“Shuma më e madhe që arrita ishte 55 mijë dollarë brenda tri jave”, tha ajo.

Sipas Catherine, bashkëshortit të saj nuk i paraqet problem nëse ajo e ushtron këtë profesion.

Ajo po punonte si prostitutë kur u takua me bashkëshortin e saj, John, para disa vitesh.

“Nuk më intereson”, tha John për punën e saj.

Kur është shumë e zënë, ajo takohet me 10-15 klientë, por ajo insistoi se nuk i intereson nëse merr sëmundje seksualisht të transmetueshme.

Pasi lindi fëmijën e saj katër muaj më parë, ajo u largua nga ky profesion, për tu fokusuar te foshnja e saj dhe te puna e saj si avokate.

Sidoqoftë, ajo mbetet e përkushtuar t’i japë fund stigmës lidhur me punën e seksit./21Media