Thaçi: Kosova meriton të bëhet pjesë e mobilitetit në Evropë

Thaçi: Kosova meriton të bëhet pjesë e mobilitetit në Evropë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se Komisioneri i BE-për për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos i ka konfirmuar se Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj më të drejt presin lajme të mira për liberalizimin e vizave dhe se ato nuk do të vonojnë.

“Edhe Komisioneri i BE-për për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos më konfirmoi se Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj më të drejt presin lajme të mira për liberalizimin e vizave dhe se ato nuk do të vonojnë.Qytetarët e Kosovës me padurim presin që ky proces të përmbyllet, duke i hapur rrugë lëvizjes së lirë në zonën Shengen”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Presidenti po ashtu ka thënë se Kosova meriton të bëhet pjesë e mobilitetit në Evropë./21Media