Këngëtarja ka përjetuar disa ndarje në jetën e saj

Këngëtarja ka përjetuar disa ndarje në jetën e saj

Këngëtarja 35-vjeçare, Avril Lavigne është ndarë nga i dashuri i saj, Phillip Sarofim, pas një viti qëndrimi në lidhje.

Avril Lavigne filloi të takohej me Sarofim, i cili është djali i miliarderit i Teksasit Fayez Sarofim, në shkurt 2018.

Së fundi, ajo ndau një seri fotografish në Instagram duke festuar datëlindjen e një mikeshe të saj, ku morën pjesë edhe shumë artistë të tjerë, kështu duke mos lejuar që ndarja të ndikojë në jetën e saj.

Këngëtarja në fitin 2006 ishte e martuar me Deryck Whibley nga grupi muzikor Sum 41 por zyrtarisht u divorcuan në vitin 2010 ndërsa ajo foli edhe për fejesën e saj të dytë me Chad Kroeger në vitin 2012 por u ndanë në 2015.

Edhe pse ajo ka disa ndarje në lidhjet e saj, Lavigne tha se nuk ndien keqardhje dhe se ajo ‘e do dashurinë’./21Media