"Ata janë këtu pasi e meritojnë"

“Ata janë këtu pasi e meritojnë”

Mbrojtësi i Chelsea, Cesar Azpilicueta i ka mbrojtur lojtarët e ri të Chelsea duke thënë se janë mjaftueshëm të mirë.

Pas humbjes ndaj United, trajneri Frank Lampard ka mbrojtur Mason Mount dhe Tammy Abraham, të cilët nuk treguan paraqitje të mirë.

“Kemi besim. Ata janë këtu pasi e meritojnë. Janë duke bërë më të mirën në trajnime dhe me kohë do të krijojmë një grup fantastik. Të gjithë duan të fillojnë sezonin në mënyrë sa më të mirë, por ne në çdo ndeshje mësojmë dhe kthehemi më të fortë”, deklaroi kapiteni i Chelsea.