Ditë e veçantë për aktoren

Ditë e veçantë për aktoren

Aktorja e njohur turke, Alina Boz sot ka ditëlindjen, shkruan rtv21.tv

Në bazë të dhënave në internet Alina ka lindur më 14 qershor të vitit 1998, që do të thotë ajo sot mbush 21 vjet.

Alina është shumë e dashur për publikun edhe jashtë kufijve të Turqisë, së pari u  bë e njohur në rolin e “Hazallit” në serialin “Paramparca”.

Me talentin e saj të aktrimit që e ka treguar me këtë rol asaj i janë hapur shumë dyer. Aktorja aktualisht është duke e luajtur rolin kryesor në serialin “Mos ma lësho dorën”. Me rolin e “Azrës” në këtë serial aktorja po pëlqehet tej mase.

Alina Boz është një aktore turko-ruse. Ajo ka lindur në Moskë, Rusi. Nëna e Alinës ‘Olga’ është ruse, ndërsa babai i saj është turk. Ajo ka jetuar në Rusi deri në moshën 7 vjeçare. Në vitin 2005, ajo shkoi në Stamboll për shkak të punës së babait të saj.

Ajo filloi shkollën fillore në Stamboll. Pasi u zhvendos në Turqi, ajo filloi të mirret me vallëzim dhe teatër. /21Media