Çifti kanë jetë të lumtur

Çifti kanë jetë të lumtur

Alina Boz, aktorja e njohur e serialit “Mos ma lësho dorën” i cili është duke u transmetuar më ekranin e RTV 21 është pjesë e pandashme e mediave roze në Turqi.

Ani pse në serial nuk e ka një jetë të lumtur, në jetën reale aktorja është duke jetuar e lumtur afër personave të zemrës.

Alina është në lidhje dashurire me këngëtarin e njohur, Mithat Can Ozer. Për aktoren 21 vjeçare duket se mosha ska fare rëndësi pasi që Mithati është 16 vjet më i vjetër.

Çifti me diferencë në moshë prej 16 vjetve kanë filluar të bashkëjetojnë dhe kanë në plan që të martohen.

“Mos ma lësho dorën” është njëri ndër serialet më të shikuara të Turqi. Në këtë serial luajn aktorë të njohur, të cilët me rolet e tyre shumë shpejt kanë arritur që t’i rrëmbjenë zemrat e publikut./21Media