Konfirmohet lajmi

Konfirmohet lajmi

Gjatë javës, kanë qarkulluar lajme të shumta duke pretenduar se Beyonce ka lindur binjakët në Los Angeles.

Ndërkohë që njerëzit shpërndanin lajmin, TMZ ka raportuar për gjinitë  – sipas publikimit, Blue Ivy tani ka një vëlla dhe një motër,  ndërsa gjithashtu është pretenduar se lindja ndodhi të hënën e kaluar.

Mirëpo ishte babai i Beyonces, Mathew Knowles ai i cili e ka konfirmuar sot lajmin për lindjen e binjakëve përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

Ai ka postuar një kartë festive ndërsa si mbishkrim ka lënë “Ditëlindje të lumtur për binjakët! Dashuri nga Gjyshi”./21Media