Babai dyshohet se ka vrarë djalin e tij tre muajsh

Prokuroria kërkon paraburgim për 44 vjeçarin nga Shkupi, i cili dyshohet se ka vrarë fëmijën e tij tre muajsh.
Sipas Prokurorisë, i njëjti dyshohet për kryerjen e veprës penale “Vrasje”.
“Natën mes datës 25 dhe 26 shtator, derisa i dyshuari ndodhej në shtëpi me katër fëmijët e mitur, mes tyre edhe djalin tre muajsh, ka filluar ta godasë fëmijën me duar dhe këmbë në kokë dhe në trup. Në këtë mënyrë ai i ka shkaktuar lëndime të shumta që kanë shkaktuar gjakderdhje në hapësirën e kafkës, si rezultat i të cilave ka ndërruar jetë foshnja tre muajshe”, thonë nga Prokuroria./TV21

Back to top button