Burri vret veten dhe dy fëmijët e tij

Burri vret veten dhe dy fëmijët e tij

Një baba ka vrarë veten dhe dy fëmijët e tij duke u hedhur nga ballkoni i katit të 9-të.

Roman Mikhailov u hodh pasi bashkëshortja, Irina i kërkoi divorcin, transmeton rtv21.tv.

30-vjeçari vdiq në vendin e ngjarjes së bashku me djalin 18 muajsh, Artyom. Ndërsa vajza e tyre 4-vjeçare Sofiya vdiq më vonë në spital.

Para tragjedisë në Saratov të Rusisë, Mikhailov i kishte dërguar bashkëshortes, Irinës një fotografi të tij dhe dy fëmijëve në ballkon.

29-vjeçarja, e cila me profesion është psikologe, u nis menjëherë në shtëpi por ishte shumë vonë për të ndaluar ngjarjen tragjike.

Gruaja raportohet se është në shok të thellë pas vdekjes së dy fëmijëve të saj. Mikhailov raportohet se ishte xheloz dhe dyshonte se Irina kishte një lidhje tjetër.

Në një shënim të lënë në shtëpi, ai shkruante: “Faji është i bashkëshortes sime”.

Ndërsa fqinjët thanë se familja dukej normale dhe nuk kishte ndonjë dyshim për një ndarje të mundshme./21Media