Babai i Khabib i rreptë me të birin: Do ta dënoj ashpër
9 Tetor 2018
Dueli mes Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor vazhdon të jetë temë diskutimi
Dueli mes Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor vazhdon të jetë temë diskutimi
Abdulmanap Nurmagomedov nuk e ka pranuar mënyrën sesi djali i tij ka reaguar pas duelit të së dielës ndaj Conor McGregor, ku ndonëse kishte fituar e kishte sulmuar kundërshtarin e tij.
Khabib ka kërkuar falje për ato gjeste që i ka bërë, por babai i tij në një deklaratë për media ka thënë se do ta dënojë ashpër, për të gjitha ato që i ka bërë pas përfundimit të duelit. “Kam për ta ndëshkuar rëndë, madje më shumë sesa UFC-ja”, ka thënë Abdulmanap.
“E kisha paralajmëruar më herët. Për mua disiplina vjen e para”.
“Brenda oktagonit mund të bësh çfarë të duash, por jashtë ka gra dhe fëmijë. Ai është dashur të tregohej më i edukuar”, ka përfunduar babai i kampionit në UFC.
Khabib rrezikon ta humbas titullin nga UFC për gjestet e bëra të shtunën në mbrëmje në Las Vegas.