Familja Çajani kërkon ndihmë për djalin

Familja Çajani kërkon ndihmë për djalin

19 vjeçari Nezir Çajani nga Shkupi prej 5 muajsh ka mbetur i palëvizshëm. Neziri me shoqërinë e tij shkuan në Liqenin Matka që të freskohen, por fatkeqësisht nga një kërcim i lartë ai u lëndua në gurët qe ishin poshtë ujit.

Neziri ka dëmtuar unazën e pestë, e cila e bëri të palëvizshëm. Në fillim për shërim u shtrua në Spitalin e Shtetit.

“Prej muajin e 6 e kam djalin në spital Shtetëror por djalin ma kanë pru në atë gjendje që e kam pasur para vdekjes”, deklaroi Femi Çajani.

Pas infeksioni që Neziri mori në gjak, babai u detyrua që djalin ta dërgojë në spitalin privat Filipi i Dytë.

“Këtu Spitali është shumë i mirë jam i kënaqur me përmirësimin e djalit, por është problemi se kushton deri tani njerëzit sa kanë pasur mundësi më kanë ndihmuar por është problemi se trajtimi i djalit duhet të vazhdojë”, u shpreh Femi Çajani.

E babai Feimi ka një hall, ai nuk po mund t’i mbulojë të gjitha shpenzimet për shërimin e djalit në spitalin privat. Ndërsa, kërkon ndihmë që ta ndihmojnë që të mund Neziri të qëndrojë në spital dhe të mund të shërohet.

“Ju bëjë apel shqiptarëve ju falënderoj të gjithë që kanë kontribuar për djalin por besoj që do të ketë nevojë për trajtimin e djalit edhe shërimin. 01 19 Dje e ka bërë edhe një operacion dhe ndoshta do të ketë nevojë edhe ndonjë operacion por jo këtu tek ne por operacioni do të jetë në shtete tjera”, tha Çajani.

Babai Feim u shpreh se shpresa e vetme është ndihma e personave human, që ta ndihmojnë që Neziri të mund të dalë jashtë shtetit për shërim.

Apeli i babait është edhe tek të gjithë personat që mund të njohin mjekë apo spital, që mund ta shërojë djalin jashtë shtetit, t’i dalin në ndihmë duke e kontakuar në telefon./21Media

Numri i familjes +389 71 434 661