Babai me dy djemtë vdiqën në aksidentin në Zhur të Prizrenit

Detajet rreth aksidentit ku vdiqën babai me dy djemtë

Babai me dy djemtë e tij kanë vdekur në një aksident trafiku sot në rrugën Prizren-Zhur.

Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe kamioni i pastrimit të rrugëve nga bora.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala, për Kallxo.com ka thënë se dyshohet se shoferi i veturës ku ndodheshin viktimat kishte humbur drejtimin.

“Aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve, pra vetura e viktimave dhe kamioni i pastrimit të borës për shkak të ngricave dyshohet se shoferi i veturës e kanë humbur drejtimin dhe janë ndesh me kamionin”, ka thënë ai.

Shala ka shtuar se viktimat janë babai me dy djemtë e tij dhe të tretë të moshës së re.

Rtv21.tv raportoi sot se tre persona kanë humbur jetën nga një aksident që ka ndodh në rrugën Prizren-Zhur.

Rastin e kishte konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Back to top button