Zhduket një vajzë në Prizren

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë nga fshati Serbicë e Ulët e Prizrenit është raportuar në polici si e zhdukur.

Rastin e kishte raportuar babai i vajzës duke thënë se nuk ka kontakte me të prej 11 qershorit.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka njoftuar se vajza e tij ka dal nga shtëpia dhe kanë humbur kontaktet me te. Fillimisht është dyshuar se vajza gjendet në Gjakovë duke bashkëjetuar me një person, mirëpo që nga ajo kohë më nuk është lajmëruar”, ka bërë të ditur policia.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregull./21Media