I dyshuari dërgohet në mbajtje

I dyshuari dërgohet në mbajtje

Një rast i dhunës në familje është raportuar dje në Viti.

Sipas policisë në fshatin Skifteraj të Vitisë është arrestuar një person pasi që i njëjti ka sulmuar djemtë e tij me shkop druri.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar, pasi i njëjti ka sulmuar me shkop druri dy djemtë e tij meshkuj K/Shqiptarë, të cilëve iu ka shkaktuar lëndime të lehta trupore”, thuhet në raportin e policisë.

Sipas policisë, i dyshuari është me të meta psikike dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media