Dhuna fizike shumë e pranishme në familjet kosovare

Dhuna fizike shumë e pranishme në familjet kosovare

Është arrestuar i i dyshuari mashkull në mbrëmjen e së hënës në Han të Elezit, i cili kishte ushtruar dhunë fizike dhe sulmuar bashkëshorten e tij së bashku me fëmijë. Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Sipas raportit të policisë i dyshuari në kohën kur e kishte kryer sulmin dyshohet se kishte qenë nën ndikim të alkoolit dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, përderisa rasti vazhdon të hetohet./21Media