Babai u hedh benzinë fëmijëve për t’i djegur

Para gruas së tij ai ka nxjerr një bidon me benzinë 1.5 litra, ka spërkatur veten dhe fëmijët

40-vjeçari nga qyteti i Vlorës ka tentuar t’i djeg dy fëmijët e tij, duke i spërkatur me benzinë. Ndërhyrja në kohë e policisë, ka bërë të mundur shpëtimin e fëmijëve.

Gjithçka ka ndodhur kur babai i tyre është nisur nga shtëpia me fëmijët e mitur 3 dhe 4 vjeç, duke njoftuar të vëllanë se do t’i vriste ata dhe veten.

Menjëherë vëllai i tmerruar ka njoftuar policinë. 40 vjeçari ka shkuar poshtë shtëpisë së vjehrrit ku gjendej dhe bashkëshortja e tij, e cila ishte larguar nga banesa një ditë më parë. Në sytë e gruas, ai ka nxjerr një bidon me benzinë 1.5 litra dhe ka spërkatur veten dhe fëmijët.

Pavarësisht thirrjeve të policisë, burri ka rezistuar dhe ka nxjerrë çakmakun duke tentuar t’u vë zjarr. Në këtë moment, kanë ndërhyrë forcat e rendit duke i neutralizuar ata. Babai është transportuar për në polici së bashku me fëmijët.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur dhe nëna e 40 vjeçarit e cila ka kërkuar të marr fëmijët, ndërkohë që vjehrra e tij dëshmon se ai është i alkoolizuar./oranews

Back to top button